
Ditët në vijim janë paralajmëruar si më të ftohtat për Shqipërinë. Sinoptikanja Lajda Porja në një lidhje direkte për MCN u shpreh se valët e të ftohtit që do të prekin vendin do të qëndrojnë deri në fund të muajit.
Temperaturat e ulëta priten të ndihen që prej mbrëmjes së sotme. Qytetet më të ftohta do të jenë Peshkopia, Bulqiza ku temperaturat do të shkojnë në -14 gradë celsius, Shkodra dhe Berati pritet të jenë gjithashtu qytetet që do të regjistrojnë temperatura shumë të ulëta, ndërsa në zonat bregdetare temperaturat pritet të shkojnë në 0 deri në -gradë celsius.
“Valët e të ftohtit nuk janë diçka e re për Shqipërinë. Për sot që do të ndryshojnë temperaturat do të ulen dhe do të vazhdojnë të ulëta deri në fund të muajit.
Ditët më të ftohta do të jenë e hënë dhe e martë. Bëhet fjalë për temperature ku në zonat urbane do të shkojë -14, si në Peshkopi dhe Bulqizë , ndërkohë në fshatra dhe zona të thella mund të shkojë -18 gradë.
Zona bregdetare, Saranda Durrësi temperaturat do të jenë 0 ose -1, ndërsa qytetet më të ftohta do të jenë Shkodra dhe Berati.
Megjithëse do të kemi një rritje të temperaturës ditën e mërkurë prapë i ftohti do të ndihet.
Temperatura më e ulët në Tiranë ka qenë -10.4, por nuk ka gjasa të kapim këtë vlerë, ndërsa krahasuar me janar 2017 do të kemi një mot të tillë. Nuk pritet të ketë reshje do të kemi një javë të thatë dhe temperaturat e ulëta në Tiranë do të kapin -4, -5.
Zonat malore megjithëse do të kenë një rritje të mërkurën do të jenë sërish problematike. Problemi më i theksuar në këto zona janë ngricat dhe erërat që do të jenë në veri dhe verilindje që do të kenë dhe një forcim të saj që do të ndjejmë më ftohtë.
Është një masë që vjen nga poli I veriut, nuk është diçka që nuk ka ndodhur. Kemi patur dy valë të shkurtra në dhjetor dhe kjo është vala e tretë por kjo do të zgjasë më shumë. Megjithatë nuk do të kemi reshje bore në kryeqytet.
Në Shqipëri aktualisht ka qarkullim të masave jugore me lagështirë, që po zhvendosen dhe masa polare që po vjen do të zhvendosë këtë masë.
Që sot në orën 7-8 do të vihet re ndryshimi i temperaturave, por mëngjesi I sotëm me atë të së shtunës nuk do të jetë I njëjtë.”, u shpreh Porja.



