Emigrantët/ Meloni: Shpresoj që marrëveshja me Shqipërinë do kthehet në shembull për BE-në

Emigrantët/ Meloni: Shpresoj që marrëveshja me Shqipërinë do kthehet në shembull për BE-në

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni në konferencën e përbashkët për mediat me homologun Edi Rama nga Shëngjini tha që marrëveshja Shqipëri-Itali mund të kthehet në një model edhe për vendet e tjera të BE. Ajo tha se kemi ndjekur një fushatë denigruese ndaj qeverisë shqiptare, ku është cilësuar në median italiane si narko-shtet, por vuri në dukje se shënjestra s’është Rama dhe këtë italianët e kuptojnë.

Drupal Ad

 

 

 

 

"Vendet tona janë dy vende mike, janë vende që historikisht kanë bashkëpunuar së bashku dhe do doja të falënderoja z.Rama, gjithë popullin shqiptar, për mundësinë dhe ndihmën që na dhanë për të realizuar këtë marrëveshje, që unë shpresoj të jetë një shembull për BE-në. Qeveria shqiptare s’ka bërë gjë tjetër veçse e ka ndihmuar qeverinë italiane. Kemi ndjekur një fushatë denigurese, dhe kemi dëgjuar etiketime sikur qeveria shqiptare është narko-shtet! Do doja t’i thoja kryeministrit Rama që s’është ai shënjestra, italianët e kuptojnë, i janë mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar. Marrëveshja bazohet në tri objektiva, luftën ndaj trafikut të qenieve njerëzore, emigracionit të paligjshëm. Shqipëria ka vënë në dispozicion disa territore ku Italia po kryen punime për ngritjen e dy qendrave. Është marrëveshje inovative, dhe kur e kemi nënshkruar dëshirova shumë që të shndërrohet në model për vendet e tjera. Struktura e Shëngjinit do kryejë funksionin e mikpritjes së mbërritjes së emigrantëve. Struktura e Gjadrit do ketë edhe një funksion tjetër, aty ku do ndalen emigrantët që do mbërrijnë në Shqipëri dhe do ketë një hapësirë ku do mbahen të burgosurit, nëse do kryejnë vepra penale. Rendi publik brenda qendrave do garantohet nga autoritetet italiane, dhe dy qendrat do jenë operative nga 1 gushti 2024. Elementi kryesor i marrëveshjes është që mund të jetë një mjet për të penguar emigrantët që të mbërrijnë në brigjet tona, në brigjet e Europës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy