Izraeli u zotua të dielën se do të ndalonte një anije ndihmash me Greta Thunberg dhe aktivistë të tjerë në bord që të mbërrinte në Gaza.
Që nga mbrëmja e së dielës, anija civile me flamur të Mbretërisë së Bashkuar ndodhet në veri të Egjiptit në Detin Mesdhe, dhe po i afrohet bregdetit të Gazës.
“Madleen”është pjesë e Koalicionit të Flotiljes së Lirisë, një organizatë që ka bërë fushatë kundër bllokadës së Gazës nga Izraeli.
“E dimë që është një mision shumë i rrezikshëm dhe e dimë që përvojat e mëparshme si kjo kanë rezultuar në sulme, dhunë dhe madje edhe raste vdekjesh”, tha Thunmberg për CNN të shtunën.
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, përsëriti se anija “Madleen” nuk do të arrinte në enklavën e rrethuar.
“I kam udhëzuar IDF-në që të sigurojë që flotilja ‘Madleen’ të mos arrijë në Gaza”, tha Katz në një deklaratë, duke iu referuar emrit të anijes.



