
Futbollisti Karim Benzema ka ngritur një akuzë për shpifje kundër ministrit të Brendshëm francez Gerald Darmanin.
Darmanin pretendon se ish-ylli i Real Madridit ka lidhje me organizatën islamike “Vëllazëria Myslimane",
Ish-sulmuesi i Les Bleus dhe fituesi i Topit të Artë 2022 u vu në shënjestër të Darmanin pasi publikoi një mesazh mbështetjeje për banorët e Gazës në mes të tetorit për sulmin e përgjakshëm të Hamasit më 7 tetor.
Në ankesën e Benzemas, e cila është paraqitur nga avokati Hugues Vigier thuhet se këto komente "minojnë" nderin dhe reputacionin e lojtarit.



