Francezët sërish në sheshe, kundërshtojnë me protesta rritjen e moshës së pensionit

Francezët sërish në sheshe, kundërshtojnë me protesta rritjen e moshës së pensionit

Francezët kanë dalë sërish në shesh e rrugë për të protestuar, kësaj here kundër reformës së pensioneve. Kjo e fundit synon të rrisë moshën e pensionit në 64 vjeç, nga 62 vjeç që është aktualisht.

Ndërsa ligji është në Assemblée Nationale që dje, me një debat shumë të nxehtë, sindikata premton të nxjerrë më shumë demonstrues në rrugë se sa më 19 janar, kur - sipas llogaritjeve - kishte nga 1 deri në 2 milionë në rreth 200 qytete.

Grevat prekin rëndë transportin publik, shkollat, kujdesin shëndetësor, por edhe pjesëmarrja e punonjësve të rafinerive dhe termocentraleve është shumë e madhe. Atmosfera është tensionuar akoma më shumë pasi kryeministrja Elisabeth Borne njoftoi gjatë fundjavës se mosha e daljes në pension 64 vjeç "nuk është më e negociueshme".

Ministria e Brendshme ka njoftuar nxjerrjen në terren të 11 mijë xhandarëve dhe policëve, një mijë më shumë se në 19 janar. Pjesëmarrja u rrit në krahasim me tubimin e parë kundër reformës së pensioneve të 19 janarit, sipas sindikatës franceze CGT: 500 000 demonstrues zbritën në sheshin në Paris, në Montparnasse, kundrejt 400 000 herën e parë. Protesta u karakterizua nga tensionet si djegia e kazanëve të plehrave dhe sulmi ndaj degëve të bankave dhe kompanive të sigurimeve, shumë prej të cilave ishin plaçkitur gjatë rrugës. Policia në momentet e tensionit më të madh ka përdorur gaz lotsjellës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy