
Një ngjarje tragjike është shënuar në Iran, ku një avion ushtarak u rrëzua dhe u përplas në një zonë të banuar në Tabriz.
Për pasojë humbën jetën dy pilotë dhe një kalimtar.
Avioni u përplas me murin e një kompleksi sportiv të një shkolle, i cili momentalisht ishte i mbyllur për shkak të masave kufizuese prej Covid.
Avioni i llojit F-5 amerikan, ishte në shërbim qysh prej vitit 1979. Lidhur me shkakun e rrëzimit të avionit, hetimet janë në vijim.



