Zaev, Rama dhe Vuçiç përmes video konferencës do të diskutojnë për “Shengenin e Vogël”

Zaev, Rama dhe Vuçiç përmes video konferencës do të diskutojnë për “Shengenin e Vogël”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama sot përmes video konferencës do të bisedojnë për avancimin e marrëdhënieve në kuadër të nismës rajonale “Shengeni i Vogël”.

Një ftesë për t’u bërë pjesë e kësaj video-konference i është dërguar dhe Kosovës, të cilën kjo e fundit e ka refuzuar, meqë Kosova ka deklaruar se nuk e njeh Shengenin Ballkanik.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç në një konferencë të mbajtur kohë më parë deklaroi se pret që në këtë mbledhje të miratohen vendime konkrete për veprime të përbashkëta kundër katastrofave natyrore dhe qarkullim më të shpejt të mallrave dhe njerëzve.

Nisma “Mini-shengen”, që për momentin i përfshin Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte iniciuar në Novi Sad në vitin 2019, nga tre vendet si projekt për përmirësimin e ekonomisë dhe bashkëpunimit rajonal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy