Presidenti amerikan Donald Trump prezanton “kartën e artë”, një projekt i shpallur në muajin shkurt nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë dhe që tashmë është bërë realitet.
Është një kartë që për shumën prej pesë milionë dollarësh, të lejon të kesh qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe, për rrjedhojë, mundësia e marrjes së shtetësisë më lehtë. Qëllimi i deklaruar i Presidentit është të tërheqë kapital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me çdo kusht.
Me pak fjalë, një “kartë e artë” e vërtetë, e cila për shumën prej pesë milionë dollarësh, të lejon të marrësh leje qëndrimi të përhershme. Bëhet fjalë për “Trump Card”, të cilën Presidenti amerikan e prezantoi në bordin e Air Force One gjatë rrugës për në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, Florida.
“Ekziston tashmë një karton jeshil. Kjo është një kartë e artë,” tha Trump.
Ne do të vendosim një çmim në atë kartë rreth 5 milionë dollarë dhe kjo do t’ju japë privilegje të Kartës së Gjelbër, si dhe do të jetë një rrugë drejt shtetësisë. Dhe njerëzit e pasur do të vijnë në vendin tonë duke blerë këtë kartë.
Tani ai projekt që dukej si shaka, bëhet realitet. “Njerëz të pasur do të hyjnë në vendin tonë duke blerë këtë kartë”, tha Trump.
Karta e re Trump do të garantojë jo vetëm të njëjtat privilegje si banorët e përhershëm që zotërojnë kartën jeshile, por edhe përjashtimin nga pagimi i taksave në SHBA bazuar në të ardhurat e huaja.
Dizajni i kartës së re mund të ishte vetëm floriri, i gdhendur me portretin e fytyrës së Donald Trump, nënshkrimin zyrtar të presidentit dhe menjëherë poshtë fjalët “The Trump Card”.
Pas prezantimit, manjati shpjegoi se karta do të dalë në shitje në javët e ardhshme.
Do të mund të shesim miliona të tilla. Edhe për oligarkët rusë ndoshta, unë njoh disa oligarkë rusë që janë njerëz shumë të mirë.
Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick, shkoi në më shumë detaje: “Kjo kartë do të zëvendësojë programin e vizave të investitorëve emigrantë EB-5 , e cila lejon investitorët e huaj të derdhin para në projektet amerikane që krijojnë vende pune dhe më pas të aplikojnë për në Shtetet e Bashkuara.”



