Tensionet me Rusinë/ Ushtari ukrainas vret 5 persona në një bazë ushtarake në vend

Tensionet me Rusinë/ Ushtari ukrainas vret 5 persona në një bazë ushtarake në vend

Një ushtar ukrainas vrau të paktën pesë persona dhe plagosi pesë të tjerë pasi hapi zjarr ndaj rojeve të sigurisë në një bazë ushtarake në qendër të vendit, thanë zyrtarët të enjten.

Ushtari i gardës kombëtare ishte i armatosur me automatik kallashnikov kur hapi zjarr në fabrikën e raketave Pivdenmash në Dnipro dhe u largua menjëherë nga vendi. Zyrtarët e policisë kanë nisur kërkimet për ushtarin e dyshuar, ndërsa shkaku i vrasjeve nuk është bërë menjëherë i qartë.

Kjo vjen në një kohë që tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës po ziejnë ndërsa Perëndimi thotë se është një nismë për të marrë më shumë pjesë të Ukrainës.

Rusia ka vendosur dhjetëra mijëra trupa të saj përgjatë kufirit me Ukrainën, edhe pse presidenti Vladimir Putin dhe administrata e tij kanë nënvizuar se nuk kanë plane të tilla për marrjen e kontrollit.

Konflikti ka bërë që sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken dhe ai i Kinës Wang Yi të angazhohen të enjten pasi Pekini tha se "shqetësimet e arsyeshme të sigurisë së Rusisë duhet të merren seriozisht".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy