108 vjet nga masakra mbi armenët, Çakmaxhian: Në Shqipëri gjetëm atdheun e dytë, nuk ikëm as në ’97

108 vjet nga masakra mbi armenët, Çakmaxhian: Në Shqipëri gjetëm atdheun e dytë, nuk ikëm as në ’97

Në 108-vjetorin e masakrës osmane mbi armenët, të cilën një pjesë e vendeve e kanë njohur si gjenocid, Sari Çakmaxhian, përfaqësues i Shoqatës së Armenëve në Shqipëri, kujtoi vendosjen e armeëve të parë në vendin tonë.

Nisi një masakër, duke vrarë e prerë rreth 1.5 milionë armenë. U deportuan në Siri, u vranë pleq e fëmijë. Mbeti një njollë e zezë në histori. Një pjesë e armenëve shpëtuan dhe kaluan në Europë. Rreth 30 armenë që nga 1916 e më vonë u vendosën në Shqipëri, ku gjetën mikpritje. Kur babai im shkoi në Francë dhe u takua me miqtë e tij i thanë në cilin pus je futur.. Në atë kohë në Shqipëri kishte malarie. Ai u tha: Pus? Kur ulëm kokën, pamë ujë të kthjellët e larta, pamë qiell të pastër.   

Ka pasur dhe armenë që erdhën më vonë. Disa doktorë dhe dentistë, mes të cilëve edhe babi i Anisa Markarian. Ai ka vënë për herë të parë protezat në Shqipëri.

Çakmaxhian tha se mikpritja e shqiptarëve u dha armenëve një atdhe të dytë. Pikërisht për këtë arsye, armenët nuk u larguan më nga Shqipëria, as në momentet më të vështira të saj.  

Kur erdhën armenët, ishin rreth 30. U martuan dhe lindën fëmijë. Gjuha dhe dëshira për të vazhduar ëndrrën armene bëri që shumë gra të mësonin gjuhën armene. Unë ndihem 100% armen dhe 100% shqiptar.

Ne nuk kemi pasur shoqatë. Ishim një komunitet dhe mblidheshim herë pas here. Kemi qenë kompaktë dhe kemi mbijetuar. Me vendim gjykate, duke qenë se u emërua edhe një konsull në Shqipëri, themeluam edhe shoqatën. Është jopolitike, u mblodhëm sot dhe propozova që kuotat që paguhen të bëjmë edhe ndonjë bamirësi për ndonjë familje shqiptare. Ne jemi mirënjohës ndaj Shqipërisë. Gjetëm atdheun e dytë në Shqipëri. Na hapën dyert, na dhanë plaçkat. Armenët gjetën vetveten këtu. Babi im bëri këtu disa gjëra që nuk ishin bërë më parë. P.sh. zorrët e kafshëve hidheshin. Ai i mblodhi dhe hapi një punishte.

Nuk e kam menduar largimin nga Shqipëria. Në ’97 na propozuan të iknim. Nuk ikëm, sepse këtu gjetëm atdheun e dytë. Unë kam qenë mësues e pedagog gjithë jetën. Nuk ka pasur dallim mes nesh dhe shqiptarëve asnjëherë. Nuk jem ndier kurrë i diskriminuar. Jam ndier gjithmonë si në shtëpinë time.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy