Kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të karakterizojnë motin në të gjithë territorin e vendit por më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat juglindore.
Edhe orët e pasdites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në ultësirën perëndimore duke lënë me vranësira më të dendura zonat malore verilindore dhe juglindore. Parashikohet që gjatë natës vranësirat të jenë të pranishme në të gjithë territorin e vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në orët e mëngjesit por orët e mesditës do të sjellin një rritje të lehtë të tyre, kryesisht në zonat veriore. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët.



