Porja: Sot dita më e ftohtë temperaturat deri -7 gradë, nga e hëna rikthehen reshjet (VIDEO)

Porja: Sot dita më e ftohtë temperaturat deri -7 gradë, nga e hëna rikthehen reshjet (VIDEO)

Meterologia Lajda Porja në një lidhje skype për MCN TV ka bërë një parashikim të motit për sot dhe ditët në vijim duke e cilësuar këtë të martë si ditën më të ftohte ku temperaturat shënojnë vlerën -7 gradë celsius në zonën verilindore.

Sot cilësohet si dita më e ftohtë në zonën verilindore, ku temperaturat shënojnë vlerën minus 7 dhe 8 gradë dhe pjesa tjetër e territorit 0, 1, apo 2 gradë. Nesër do ketë një rritje të lehtë të temperaturave, të premten dhe fundjava do ketë rritjen më të ndjeshme dhe zonat malore mbeten minus 2 apo 3. Vlera shumë më të pranueshme, këto tani janë masa të ftohta kontinentale. Janë tipike, mot të qëndrueshëm por të ftohta për shkak të natyrës që kanë këto masa të ftohta.

Më tej ajo sqaroi se në zonat malore ngricat dhe reshjet e borës do të jenë prezentë, ndërsa u shpreh se këto temperatura të ulëta do ti përjetojmë deri të premten ku më pas do kemi ndryshim duke pasur një rritje të temperaturave por më pas kthehen vranësirat.

Temperaturat do të jenë të ulëta bora dhe ngricat do jenë prezentë në zonat malore. Në fakt nëse është intervali kohor nga 10 deri në 2 parametri i erës nuk do jetë problematik pasi shpejtësia nuk është e lartë, por në orët e vona të mbrëmjes dhe mëngjesi bën që i ftohti të ndjehet më shumë. Këto temperatura të ulëta pritet t’i përjetojmë deri të premten ku më pas do kemi ndryshim duke pasur një rritje të temperaturave, por më pas kthehen vranësirat. Kur flasim për reshje do të jenë të pakta flokë dëbore në zonat e thella pjesa tjetër e territorit me vranësira. E diela bën ndryshimin që sjell fuqizim të vranësirave dhe reshjeve dhe e hëna do të na gjejë me reshje shiu.

Sa i përket festës së Krishtlindjeve, meterologia sqaroi se kjo ditë do të jetë e bukur do duket si një ditë vjeshte me reshje pothuajse të izoluara në ekstremin verior, ndërsa në zonat të thella do ketë reshje bore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy