Kritikët e lëvizjes "Basha boll” - kreut të PD: Dorëhiqu si Berisha!

Kritikët e lëvizjes "Basha boll” - kreut të PD: Dorëhiqu si Berisha!

Kundërshtarët e Lulzim Bashës duan me patjetër dorëheqjen e tij

Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha kanë mbajtur një deklaratë shumë të fortë pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas tyre PD nuk frymëzoi dhe zgjedhjet e 25 prillit nuk mund të humbeshin. 

Në deklaratë thuhet se PD ka pasur rezultat të njëjtë me katët vite më parë dhe se drejtuesit do të duhet të marrin përgjegjësi për humbjen. Demokratët që kanë nisur lëvizjen “Basha boll”, në një deklaratë për mediat, kërkojnë që kryedemokrati të veprojë njësoj i Sali Berisha.

“Jemi të vetëdijshëm se përgjegjësia për zgjedhjet është përgjegjësi politike e drejtuesve të lartë të partisë. Në politikë një drejtues mban përgjegjësinë e dështimit, pavarësisht nga arsyet e dështimit. Kryetari i Partisë Demokratike dhe drejtuesit e lartë të partisë duhet të marrin përgjegjësitë për këtë humbje kaq të rëndë. Partia Demokratike ka shembull të një sjelljeje politike e qytetare. Z. Sali Berisha, dhe drejtues të tjerë të lartë të saj morën përgjegjësinë dhe vendosën një standard. Largimi, dorëheqja e parevokueshme e z. Basha, jo vetëm nuk është fundi i PD-së por është fillimi i ringritjes së saj. Ai i detyrohet partisë.”

 Ata kërkojnë hapjen e partisë dhe bashkimin e figurave demokrate. Vetëm në këtë mënyrë, sipas tyre, mund të ndodhë reformimi i PD dhe daljen e saj nga kriza.

 “PD duhet t’i kthehet rrënjëve të saj, traditës më të mirë të saj dhe të shikojë nga e ardhmja për një vend të lirë e modern: të lirë nga krimi dhe korrupsioni, të lirë nga kapja e partive dhe institucioneve nga një grusht njerëzish. PD duhet të korrigjojë edhe gabimet e veta dhe të orientohet pa mëdyshje nga liria e individit, familja, tregu, prona, shoqëria, autonomia lokale, demokracia partiake. Ne propozojmë një reformim të thellë të Partisë Demokratike, modelin e hapjes dhe bashkimit, kthimin në një progam të qartë të së djathtës konservatore moderne, ndryshimet statutore që t’i hapin rrugën përfaqësimit brenda partisë dhe të zgjedhurve të saj, debatit të lirë dhe ringritjes së dinjitetit të anëtarit dhe institucioneve të saj, primareve për demokratët brenda dhe jashtë vendit. Kjo PD mund ta nxjerrë vendin nga kriza politike. Kjo PD mund të përfaqësojë interesin qytetar dhe interesin e vendit.Vetëm kjo PD mund të fitojë.”

Një nga anëtarët e grupimit për PD-në, Arben Imami ka deklaruar se ka pasur informacion për tentativën e bashkëpunimit mes PD-PS, që sipas tij ka nisur që në 17 maj.

"Kemi informacion, Përpjekja ka filluar në 17 maj, ka qenë e pandërprerë, ka pasur këtë qëllim dhe ka dy dështime të mëdha, vijimi i kësaj rruge kuptohet se ku të çon në 2025", tha Imami.

Ndërkohë pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të PD, ndër të parët që ka shpallut kandidaturën për kreun e PD, ka qenë anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli, i cili ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës.

Poashtu, duke ditur se Agron Shehaj si kandidati më i votuar i PD për Parlamentin e ri 2021, me një rezultat të shkëlqyer me votat preferenciale, mësohet se tashmë është në pozicion të fortë për të kërkuar edhe kryesinë e PD-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy