Ekonomia shqiptare e lokaleve dhe minimarketeve/ Soko: Nga bizneset e vogla, nis lufta e tregut kapitalist

Ekonomia shqiptare e lokaleve dhe minimarketeve/ Soko: Nga bizneset e vogla, nis lufta e tregut kapitalist

Struktura e ekonomisë shqiptare dominohet tërësisht nga bizneset e vogla që numërojnë 1 deri në 4 punonjës, ndërkohë që thuajse 100 mijë nga rreth 230 mijë subjekte, janë thjesht fermerë të pajisur me nipt.

 

Drupal Ad

 

 

 

Eksperti i ekonomisë Pano Soko, thotë se nëse i referohemi strukturës se biznesit, shifra është te 130 mijë biznese të cilat regjistrohen për hir të rregullimit fiskal.

Nëse i referohemi të dhënave zyrtare patjetër që numri i nipt-ve, të entiteteve ekonomike të regjistruara është diku se 230 mijë por kur i referohemi të dhënave dhe kur i referohemi strukturës së biznesit në Shqipëri, shifra e përmendur është diku te rreth 130 mijë.

Le te themi se në diskursin tonë të përditshëm i kemi zbritur nipte-te fermerëve duke mos i konsideruar ato si bizneseve të mirëfilltë por janë entitete biznesi të cilat për hir të biznesit fiskal do të duhej që të regjistrohen dhe ata.

Dhe kjo e gjitha bëhet për hir të rregullimit fiskal, jo se ata konsiderohen nga pikëpamja e ekonomisë si biznes i mirëfilltë siç kundër konsiderohen 130 mijë të tjerët që janë iniciativa të lira, biznese të fushave të ndryshme.

Realisht dhe kjo shifra që ju përmendni, fakti se janë 90 e ca mijë fermer është bërë për të pasur një regjistër fiskal të fermerëve që kanë te drejtat e tyre fiskale, qe te kenë një shenjë në regjistrin e tyre fiskal dhe kjo është arsyeja.

Soko, konsideron se nga bizneset e vogla aty nis lufta e tregut kapitalist në Shqipëri.

Dikush që nuk ka një biznes, në momentin që do të hapi, do dojë të futet në botën e iniciativës së lirë, natyrisht që do të futet si biznes i vogël.

Tani problemi është se lufta e vërtet ndodh aty. Pjesa më e madhe mbetet aty, një pjesë dështojnë dhe një pjesë arrijnë që të ngadhënjejnë duke arritur të shkojnë nga një biznes i vogël në të mesëm, pastaj te ai i madh.

I gjithë ky filtër i madh është për shkak të sistemit. Pra, sistemi kapitalist, tregu i lirë filtron jashtëzakonisht shumë, jo të gjithë arrijnë të ngjisin shkallët e karrierës ekonomike që kalon nga një biznes të vogël në atë të madh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy