Denoncimi për Velierën, reagon Dako: Punimet janë ndërprerë, tani e ka në dorë arkeologjia (FOTO)

Denoncimi për Velierën, reagon Dako: Punimet janë ndërprerë, tani e ka në dorë arkeologjia (FOTO)

Vazhdojnë denoncimet e qytetarëve nga Durrësi, për ndërtimin e objektit të quajtur “Veliera”, i cili ka hasur në rrënojat arkeologjike të qytetit të lashtë. Njëri prej tyre i shkruan redaksisë: “Mirdita unë jam një qytetar durrsak i cili është i dëshpëruar nga masakra, e cila po bëhet ne qytetin e Durrësit.

Shpresoj që ju jeni një media e lirë dhe me ideale të pastra. Duke patur besimin e kësaj të fundit unë po bëj një denoncim publik i cili ka të bëjë me ndërtimin e velierës pranë Torrës Veneciane ku po dalin vlera të mëdha arkeologjike.

Afër projektit të velierës është dhe duke u ndërtuar një lokal i cili po shkatërron vlerat historike dhe kulturore të qytetit tonë. Nga gërmimet të dolën disa mure shumë të vjetra dhe personat të cilët po bënin punimet i mbuluan prapë që të mos vinin re personat përgjegjës të Arkeologjisë. Po ju dërgoj dhe fotot të cilat i kam bërë nga sipër. Ju lutem, postojeni”.

Protesta e shoqërisë civile Pas protestës së shoqërisë civile në themelet e Torrës Veneciane javën e shkuar, punimet janë ndërprerë në një pjesë të sheshit “Veliera”, pikërisht aty ku gjendej lulishtja me skulpturat e disa këngëtarëve të huaj. Disa arkeologë po monitorojnë punimet që prej së shtunës së javës së shkuar, ndërsa pjesa tjetër e asaj çfarë është zbuluar në këtë shesh është varrosur.

Themelet e godinës së periudhës osmane të zbuluar janë gjetur pranë murit, pjesë e sistemit të fortifikimit të periudhës Bizantine, pranë Torrës Veneciane. Një padi është bërë edhe në Gjykatën Administrative për ndërprerje të punimeve, me pretendimin se zbulimet arkeologjike janë varrosur poshtë betonit.

Por I menjëhershëm ishte edhe reagimi për TemA TV i kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. :

Pyetja: “A është marrë në shqyrtim nga bashkia kjo situatë dhe a do të vazhdojnë punimet për ndërtimin e Velierës?”.

Dako: "Punimet vazhdojn në zonen ku kan dale rrenojat nuk punohet po behen gërrmime arkeologjike nga instituti i arkeologjis cdo gjë tjetër është shpifje".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy