Lufta në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit, që përfshin Libanin, Sirinë, Iranin dhe Jemenin, ka arritur në ditën e 612-të.
Organizata Freedom Flotilla Coalition, e cila mori me qira anijen humanitare Madleen për t'u nisur për në Gaza me aktivisten suedeze Greta Thunberg dhe eurodeputeten franceze Rima Hassan në bord, njoftoi se anija u sekuestrua nga ushtria izraelite dhe ekuipazhi "u rrëmbye nga forcat e Tel Avivit".
"Komunikimet me Madleen janë ndërprerë. Ushtria izraelite e ka sekuestruar anijen", tha organizata në Telegram, duke pretenduar se ekuipazhi ishte "rrëmbyer nga forcat izraelite".
Sipas Ministrit të Jashtëm izraelit, anija me vela "po shkon në mënyrë të sigurt drejt bregdetit të Izraelit”.
Pasagjerët pritet të kthehen në vendet e tyre.
Një video e shkurtër e Greta Thunberg u shfaq në faqen e Instagram-it "Gazafreedomflotilla" në të cilën aktivistja suedeze deklaron se njerëzit në bord të anijes u "rrëmbyen" nga forcat izraelite.
Menjëherë pas kësaj, Ministria e Jashtme izraelite lëshoi një sqarim, duke publikuar një foto të Greta Thunberg, ndërsa merrte një sanduiç nga një ushtar izraelit.
Po ashtu në këtë postim, Ministria e Jashtme sqaroi se të gjithë anëtarët e ekuipazhit të anijes janë shëndoshë e mirë.



