Infektohet me dizenteri një fëmijë në Laç

Infektohet me dizenteri një fëmijë në Laç

Një fëmijë i  kopshtit nr. 1 në Laç është prekur nga dizenteria.

Fëmija, i cili kishte shfaqur temperaturë për disa ditë, është dërguar për trajtim në QSUT, ku pas analizave ka rezultuar i prekur nga kjo sëmundje infektive.

Menjëherë pas konfirmimit të rastit, institucionet përkatëse të Bashkisë Kurbin dhe Shëndetit Publik kanë marrë masat për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Bashkia ka ngritur një grup pune dhe ka filluar dezinfektimin e ambienteve të kopshtit, ndërsa Shëndeti Publik ka marrë mostra për analiza.

Rihapja e institucionit parashkollor do të bëhet vetëm pas daljes së rezultateve dhe verifikimit të kushteve higjieno-sanitare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy