Shpallen rezultatet e provimit të gjuhës së huaj: 216 maturantë me notë maksimale, 399 ngelës

Shpallen rezultatet e provimit të gjuhës së huaj: 216 maturantë me notë maksimale, 399 ngelës

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka shpallur sot rezultatet e provimit të gjuhës së huaj për Maturën Shtetërore 2025.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila shpalli këtë informacion të rëndësishëm, ndau gjithashtu edhe linkun përkatës ku çdo maturant mund të konsultohet me rezultatet e provimit.

Në këtë provim janë testuar më shumë se 25 mijë maturantë në të gjithë vendin për njohuritë e tyre në gjuhën e huaj. 399 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 216 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke u renditur si ekselentë.

Sipas "portali studentor", kalueshmëria për këtë provim ka qenë 98.45%, ndërsa nota mesatare është 7.8.

Për vitin 2025, më shumë se 27 mijë maturantë janë të angazhuar në provimet e Maturës Shtetërore. Maturantët kanë zhvilluar deri tani provimin e gjuhës së huaj më 3 qershor, atë të gjuhës dhe letërsisë më 10 qershor, ndërsa pritet që të japin provimin e matematikës më 17 qershor dhe provimin me zgjedhje më 24 qershor.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy