Zëri i femrave ndryshon gjatë ditëve të ciklit

Zëri i femrave ndryshon gjatë ditëve të ciklit

Zëri i femrave ndryshon gjatë fazës së ciklit menstrual. Ky ndryshim është shumë i vogël dhe shpesh nuk kuptohet. Ky proces ndodh sepse përqendrimi i hormoneve seksuale femërore, estrogjenit dhe progesteronit, të pranishëm në gjak, ndryshon gjatë muajit.

Ndryshimet, megjithëse modeste, ndikojnë edhe në mukozën e kordave zanore, të cilat modifikojnë elasticitetin e tyre. Kjo fenomen vihet re më së shumti nga këngëtaret, të cilat në ato ditë ndiejnë lodhje të zërit dhe forcës së tij.

Sidoqoftë, zëri ndryshon në një mënyrë shumë më të rëndësishme gjatë jetës: për shembull, pas menopauzës, estrogjeni zvogëlohet dhe zëri bëhet më mashkullor.

Pavela Banai, psikologe në departamentin e Psikologjisë të Universitetit të Zadarit, Kroaci, në një eksperiment të realizuar, ka krahasuar zërin e disa grave në fazat e ndryshme të ciklit menstrual. Disa gra nuk morën ndonjë kontraceptiv ndërsa disa të tjera përdorën kontraceptivë hormonalë (të cilët pengojnë lëkundjet e hormoneve, sepse nivelet e tyre mbeten të qëndrueshme gjatë gjithë kohëzgjatjes së ciklit).

Gratë që nuk përdorën kontraceptivë hormonalë shfaqën ndryshime vokale gjatë fazave të ndryshme të ciklit, në veçanti ato kishin një ton më të fortë në fund të fazës folikulare në krahasim me fazën e menstruacioneve, gjithashtu në fazën luteale, toni i zërit u ul në intensitet./Focus.it/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy