Protesta para Bashkisë Tiranë, ndalohen dy persona

Protesta para Bashkisë Tiranë, ndalohen dy persona

Policia e Tiranës ka ndaluar sot dy persona që kanë qenë pjesë e protestës së zhvilluar ditën e djeshme para Bashkisë Tiranë.

M.H, një 31-vjeçar nga Laçi është ndaluar për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Ndërkohë është proceduar në gjendje të lirë 61-vjeçari nga Tirana i identifikuar me inicialet Xh.V, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Kujtojmë se ditën e djeshme ishte protesta e katërt e mbajtur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, para Bashkisë Tiranë për të kërkuar largimin e Veliajt si kryebashkiak. Në protestën e djeshme nuk munguan molotovët si dhe përplasjet me policinë, ndërsa u premtua për protesta pa afat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy