Zgjohu me MCN/ Kordalli tregon historinë e lules së Krishtlindjeve: Ideale për tu bërë dhuratë

Zgjohu me MCN/ Kordalli tregon historinë e lules së Krishtlindjeve: Ideale për tu bërë dhuratë

Stela Kordalli, specialiste bimësh, e ftuar në “Zgjohu me MCN” për shikuesit e porgramit të mëngjesit foli për veçoritë e Lules së Krishtlindjes, që është kaq shumë e përhapur në këtë sezon festash.

 Ajo tregoi historinë e kësaj lule, emrin e saj dhe legjendën.

Tashmë shqiptarët kanë futur kulturën e luleve dhe u është bërë si traditë ta kenë lulen e Krishtlindjeve. Madje dhe shumë që nuk kanë lidhje me Krishtlindjet, pra që nuk e festojnë e marrin këtë lule për vitin e ri si simbol për bollëk.

Emri latin euforbiapurkelinda që do të thotë shumë e bukur, ndërsa emrin siç e quajnë në të gjithë botën stela, apo lule krishtlindje, poinsettia sepse prejardhjen e ka nga Meksika. Ambasadori amerikan në Meksikë Joel Poinsett u dashurua me këtë lule dhe e çoi në shtetin tij dhe që atëherë mori zhvillimin në të gjithë botën dhe kur ai ndërroi jetë e bënë për nder të tij duke i vënë emrin poinsette.

Më tej ajo rrëfen dhe për legjendën e kësaj lule e cila më tepër kërkon errësirën dhe shumë pak kohë qëndrim në dritë.

Kjo lule që kërkon më tepër errësirë lindi nga një legjendë në Meksikë, ku një vajzë e vogël e quajtur Pepita e cila donte ti bënte dhuratë bebes Jezus, por duke qenë e varfër në ëndërr ju shfaq një engjëll që i tha mblidh lule dhe çoj.

Pepita kur u zgjua vendosi ti çonte lule, por duke qenë se ishte dimër dhe lule ishte vështirë që të gjeje në atë periudhë të vitit ajo doli dhe mblodhi disa barishte që gjente rrugës dhe i çoi në meshë ku ato gjatë ceremonisë nisën të skuqeshin dhe të merrnin formën e yllit.

Që nga ajo ditë mori emrin lulja e krishtlindjes.

Faktikisht kjo lule është tipike për tu bërë dhuratë për festën e krishtlindjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy