Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur Emergjencë Kombëtare për epideminë e koronavirusit, duke alokuar 50 miliardë dollar fonde në mbështetje të sistemit shëndetësorë dhe faktorëve ekonomikë të prekur.
Trump deklaroi se do të përdorë gjithë fuqitë e qeverisë federale dhe s’do kursehet asnjë burim financiar, gjithashtu do bashkëpunojë me sektorin privat për të zhvilluar teste dhe trajtime.
Ai tha se 500 mijë teste tamponi do të jenë gati në fillim të javës.
Presidenti, konfirmoi se me shumë gjasa do t’i ndështrohet edhe ai testit të koronavirusit, por sqaroi se kjo nuk ndodh për shkak se kishte darkuar me presidentin Brazilian Bolsonaro, i cili sipas mediave ka dalë pozitiv.
Në 44 shtetet e SHBA deri tani janë regjistruar 1900 raste të koronavirusit dhe 41 viktima./reuters/



