
Kryebashkiaku i Selanikut në Greqi u sulmua nga një grup protestuesish gjatë një ceremonie përkujtimore të shtunën. Yiannis Boutaris u dërgua në spital me plagë në kokë, qafë dhe këmbë.
75-vjeçari u rrëzua përtokë dhe u godit me shkelma.
Boutaris njihet për pikëpamjet e tij antinacionaliste. Ai po ndiqte një ceremoni përkujtimore për genocidin në Pontic (masakra e kryer nga turqit gjatë Luftës së Parë Botërore dhe luftës greko-turke).
Sulmi u dënua nga kryeministri Alexis Tsipras dhe partia Syriza, e cila i përshkroi agresorët si “huliganë të ekstremit të djathtë që do të përballen me pasojat e veprimeve të tyre”.
Edhe partia kryesore e opozitës, Demokracia e Re, e dënoi sulmin dhe kërkoi arrestimin e autorëve.



