
Drejtori Ekzekutiv i shoqatës NAREA, Reinaldo Pipiria, thotë se premtimi për çeljen e një procesi rivlerësimi të pasurive të paluajtshme dhe më tej mos nisja e këtij procesi, ka ngjallur ngërç shumë të madh dhe humbje të besimit të konsumatorit.
Duke folur për “MCN Economy”, Pipiria tha se historiku i procesit të rivlerësimit nis në 14 maj, me propozimin e deputetes Blerina Gjylameti, ndërsa në korrik u ripohua nga kryeministri Edi Rama dhe u vu afati që në fund të shtatorit duhet të fillonte një proces rivlerësim me një periudhë 12 mujore.
Është miratuar parimisht nga komisioni si propozim dhe ministria e Financave duhet të vinte me propozim, por ministri i asaj kohe Ervin Mete deklaroi se janë në një qëndrim me kryeministrit, por e kanë mbajtur pezull.
Gjithë ekonomia mori një mesazh dhe u krijuan pritshmëri, të cilat sot janë shumë larg.
Kur ti sheh se për gjashtë muaj nuk ka një nisje të procesit të rivlerësimit, konsumatori zhgënjehet.
Vetëm 5% e pronave në Shqipëri janë të rivlerësuara. Në çdo fushatë rivlerësohen mesatarisht 30 mijë prona brenda një viti.
Nëse themi se ka 4.5 milionë pasuri të paluajtshme në Shqipëri, vetëm 5% e tyre janë të rivlerësuara.
Nuk ka një grup të posaçëm i cili merret me çmimet e referencës. Transaksioni për shitjen e një prone është 15%, ndërkohë që me propozimin e ri do jetë 5% dhe kjo bën që shumë transaksione të bllokohen.
Ka pasur jo më shumë se 20 mijë transaksione shit-blerja Tirana për vitin 2023.
Tirana përbën 70% të tregut që mund të kolapsojë nëse nuk bëhet rivlerësimi.
Dalja me një hartë të re për çmimet e referencës është shumë e thjeshtë se kemi një bazë të dhënash.
Mund të bësh një fushatë rivlerësimi një vjeçare, merr sinjale shumë të qarta nga tregu.
Se kur ti paguan vetëm 5% të gjithë duam ta çojmë në vlerën reale të tregut dhe gjithë kjo bazë do ndihmonte ministrinë e Financave të dilte me hartën e re të çmimit të referencës dhe do ishte Kadastra fiskale, për regjistrimin e të gjithë pronave dhe vënien në taksim të të gjitha pronave.
Bërja e një fushate rivlerësimi të ndihmon për të marrë të dhëna reale nga tregu.



