Ish-Ministri i Brendshëm që pritet të rimarrë këtë post Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar “vetingun” edhe në Polici. Sipas Deputetit Xhafaj ka disa individë në polici të lidhur me krimin. Ndërkohë duke i cilësuar të dështuara marrëdhëniet Prokurori-Polici, Xhafaj tha se ka ardhur koha të ndryshojnë. Këto deklarata ish ministri i Brendshëm i bëri gjatë një takimi me gazetarët pa praninë e kamerave.



