Bushati: Ilir Meta, i burgosuri më i persekutuar në Shqipëri, nuk është shenjt, por krahasuar me të tjerët është amator

Bushati: Ilir Meta, i burgosuri më i persekutuar në Shqipëri, nuk është shenjt, por krahasuar me të tjerët është amator

Analisti Andi Bushati e konsideron burgosjen dhe trajtimin e Ilir Meta si një formë persekutimi politik.

 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati u shpreh se në procesin ndaj Metës ka seleksionim të dëshmitarëve, duke u shmangur figura nga mazhoranca, çka sipas tij tregon natyrën politike të çështjes.

 

Sipas Bushatit, mënyra e përzgjedhjes së dëshmitarëve dhe drejtimi i hetimeve krijojnë perceptimin e një procesi të ndikuar politikisht.

 

Ilir Meta është sot i burgosuri më i persekutuar në Shqipëri. Nuk është shenjt, por me këta banditët e sotëm, ai është amator. Por kjo nuk ka rëndësi. Me Ilir Metën si të burgosur, po trajtohet më keq se vrasësit serialë. Kjo i jep konotacion politik burgosjes së tij. A kemi përkim vijash mes Metës që trajtohet si i burgosur politik me hetimin ndaj tij?

Metës i thonë, ti si kryetar Kuvendi ke kaluar ligjin për minierat, ligj që i interesonte Samir Manes dhe do të merrje një vilë prej tij. Meta thotë, dëgjo, dakord, por unë 20 deputetë kisha, 65 deputetë i kishte Edi Rama. Ata që e propozuan projektligjin, ishin të grupit të Ramës.

Natyrisht ne nuk jemi të prirur të besojmë Metën, por një prokurori dhe gjykatë çfarë bën? Minimumi në SPAK duhet të shkonte Rama, ta pyesnin. Meta mbahet si i burgosur politik dhe në seleksionimin e dëshmitarëve ndaj tij, përdoren kritere politike. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy