131 votues shqiptarë në një ishull vullkanik në Atlantikun Jugor, Celibashi sqaron gabimin

131 votues shqiptarë në një ishull vullkanik në Atlantikun Jugor, Celibashi sqaron gabimin

Në studion e emisionit “Të Pakespozuarit”, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, u pyet për rastin e 131 votuesve shqiptarë të regjistruar në Shën Helenë, një ishull vullkanik tropikal, i vendosur në Oqeanin Atlantik Jugor.

Celibashi tha se në Shën Helenë rezulton vetëm një shqiptar i regjistruar, ndërsa të tjerët janë ngatërruar në momentin e regjistrimit, pasi janë me banim në Britani, nën varësinë e të cilës është ende ishulli.

Është një votues i vetëm në Shën Helenë. Kur kanë zgjedhur shtetin ata që janë në Britani, kanë ngatërruar flamurin. Adresat e deklaruara në sistemin tonë janë adresa të Londrës. 131 votues.

E korrigjuam në sistem. Adresat ishin në Mbretërinë e Bashkuar, Londër, Manchestern. Këto fletë votimi do t’u shkojnë në Londër.

Celibashi tha se vështirësi po haset me votuesit në Iran dhe në Rusi.

Kemi një problem të vogël me Rusinë dhe me Iranin. Kemi 1 në Iran dhe 4 në Rusi, do shohim si do ta zgjidhim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy