Zjarri në Finiq dhe Sarandë shuhet pas 5 orësh, digjen rreth 3 hektarë sipërfazjqe

Zjarri në Finiq dhe Sarandë shuhet pas 5 orësh, digjen rreth 3 hektarë sipërfazjqe

Pas rreth pesë orësh luftë me flakët, është shuar zjarri që shpërtheu në mesditë në fshatin Bregas, bashkia Finiq, dhe në fshatin Shelegar, bashkia Sarandë.

 

Në operacionin për vënien nën kontroll të flakëve u angazhuan 10 mjete zjarrfikëse, konkretisht 3 nga Finiqi, 2 nga Saranda, 2 nga Delvina, 2 nga Himara dhe 1 nga Konispoli, si dhe 32 efektivë të shërbimit zjarrfikës.

 

Në mbështetje të operacionit morën pjesë edhe një helikopter, 15 forca policie dhe tre mjete të Policisë së Shtetit.

 

Si pasojë e zjarrit u dogjën shkurre, ullishte dhe një sipërfaqe prej rreth 1 hektari në Bregas, bashkia Finiq, si dhe rreth 2 hektarë në fshatin Shelegar, bashkia Sarandë. Flakët dëmtuan gjithashtu një numër të konsiderueshëm rrënjësh ullinjsh, si të rinj ashtu edhe të vjetër.

 

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se shkaku i zjarrit në Bregas ka qenë një defekt në një kabinë elektrike. Shkaqet e plota të ngjarjes pritet të përcaktohen nga hetimet përkatëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy