Policia greke sekuestron 300 kg kanabis në makinën e braktisur nga trafikantët

Policia greke sekuestron 300 kg kanabis në makinën e braktisur nga trafikantët

Mbi 300 kg kanabis, janë sekuestruar nga policia greke në fërsi të kufirit me Shqipërinë.

Droga u gjet në mjetin që drejtohej nga një shtetas shqiptar, i cili nuk qëndroi për kontroll kur iu kërkua nga patrulla e policisë.

Autoritetet greke kanë mundur të identifikojnë drejtuesin, e moshës 36 vjeç, por jo dhe personin tjetër që ndodhej në makinë.

Automjeti u diktua në rrugën nacionale Janinë-Kozani dhe saktësisht në qytezën e Konicës.

Drejtuesi rriti shpejtësinë kur u përnball me patrullën dhe pak më vonë të dy personat e braktisën mjetin dhe u larguan me këmbë për në drejtim të paditur, duke shfrytëzuar terrenin e thyer.

Në brendësi të mjetit dhe te portbagazhi, policia gjeti dhe sekuestroi 174 paketa me gjithësej 335 kilogramë kanabis.

Shërbimi anti drogë i Janinës po vazhdon operacionin për gjetjen dhe arrestimin e dy personave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy