
Teksa nga sot në vend nis implementimi i hartën së re gjyqësore, efektet dhe kundërefektet nisin bashkë me këtë akt.
Me reduktimin e gjykatave të Apelit në një të vetme në Tiranë, edhe numri i togave të zeza në detyrë në gjykatat e Apelit, të jetë me 78 gjyqtarë.
Nisur nga kjo në një komunikim me gazetarin Arsen Rusta në “MCN live”, disa nga gjyqtarët e pranishëm në Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, u shprehjen të paqartë për mënyrën e funksionimit dhe faktin se e gjithë kjo do të jetë kosto për qytetarët në rrethe.
Ata pohojnë se do të jetë e pashmangshme edhe rritja e tarifave nga ana e tyre.
Normalisht që do të ketë problematika për rrethet, sepse ne e kemi në Tiranë, jam avokate që kam çështje që presin prej dy vitesh.
Është shumë e vështirë për ne avokatët nga rrethet, jam nga Vlora dhe sot kam çelestën e parë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Edhe ne jemi të paqarët sa i takon mënyrës se si do zbatohet harta e re. Do të jetë e pashmangshme edhe nga ana jonë rritja e tarifave, normalisht që kjo do të jete kosto për qytetarët. Sot jam në pritje të apelit dhe klienti im për pamundësi ekonomike nuk erdhi sot në seancë deri në Tiranë.



