Dietat drastike/ Natyropatja këshillon si të humbim peshë shëndetshëm

Dietat drastike/ Natyropatja këshillon si të humbim peshë shëndetshëm

Natyropatja Adelajda Gjonaj flet për rreziqet që vijnë nga humbja e shpejtë e peshës duke thënë se pasojat mund të ndjehen në afatgjatë. 

Në emisionin “Zgjohu me MCN” Gjonaj deklaroi se vështirësi për të humbur peshë është kur kemi një zorrë bakteriale të ngarkuar.

Njeriu është përditshmëri dhe nuk mund të jetojë në trende që dalin në periudha të ndryshme, si dieta drastike. Trupi ka memorie dhe tronditet. Është bukur kur përditshmëria është në një regjim ushqimor dhe jo në dieta drastike. 

Pasi pasojat janë aty dhe mund të japin efekte që kalojnë në patologji edhe kronike. Mirë është që të humbasim gjysmë kilogramë deri në 1 kilogramë në javë, pasi mund të rimarrim peshën përsëri nëse e humbim drastikisht. 

Vetë vera të çekuilibron oraret, gjumin dhe ushqyerjen. E ke trupin dhe për argëtim dhe do të mirëmbahesh. 

Të gjitha duhen nga pak, duhet proteina, karbohidrati, aminoacidet, por nga pak. Mirë është të ulim gramaturë dhe të mos përdorim ushqime në orët e vona të darkës. Me fasting dehidratohemi, humbasim vitamina dhe minerale.

Në këto temperatura të larta, trupi lodhet. Fasting maksimumi mund të bëhet për 12 orë. Në momentin që përdor injeksione të caktuara, automatikisht të humb ndjesia e të ngrënit, ke të përziera, dehidratim. 

Pesha fillon të humbë nga pjesa e fytyrës, qafa, nga lart dhe më pas më poshtë. Fillimi i një injeksioni patjetër duhet strikt me këshillën e mjekut. Mirë është që këto injeksione të përdoret nga persona patogjen dhe jo thjesht për trendin e dobësimit.

Vështirësi për të humbur peshë është kur kemi një zorrë bakteriale të ngarkuar. Helikobakteri është një bakter që nuk e lejon trupin të shkarkojë siç duhet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy