Studentët e mjekësisë do t’i japin provimet e sezonit të ndarë në dy pjesë.
Sipas vendimit që ka marrë sot Fakulteti i Mjekësisë, disa provime do të zhvillohen online dhe disa në auditorë, sipas propozimeve të njësive kryesore të UMT.
Rregullorja e provimeve të sezonit do të zbatohet në të dy rastet.
Studentët që nuk do të marrin pjesë në provimet e sezonit (cilido version) do të kenë mundësinë e një sezoni të ndërmjetëm.
Po ashtu, nuk do të ketë penalitete pë rata që nuk kanë ndjekur rregullisht leksionet dhe seminaret.
Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi Komiteti i Ekspertëve vendosi zgjatjen e sezonit të provimeve për universitetin.



