Gazetari Telnis Skuqi, që thotë se pas videos së kryegjyqtarit të Gjirokastrës qendron Eni Çobani, e ka denoncuar këtë të fundit se e ka kërcënuar me jetë, pas pohimit të tij për përfshirjen e Çobanit në këtë histori.
“Nuk e di se si e gjeti numrin tim personal, Eni (Cobani), per kete fakt nuk merakosem shume, por me cuditi guximi i saj, madje thashe me vete ku e ka mesuar kete zanat, qe guxon të telefonoj nje gazetar dhe e kercenon hapur se do ta zhduk ate dhe familjen e tij”, shprehet gazetari nga Gjirokastra.