Ambasadorja Kim pas takimit me Bashën: 31 maji, afati i fundit për reformën zgjedhore

Ambasadorja Kim pas takimit me Bashën: 31 maji, afati i fundit për reformën zgjedhore

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha ku diskutuan për Reformën Zgjedhore.

Pas takimit në një prononcim për mediet, ambasadorja Yuri Kim e cilësoi “një takim shumë të mirë”. “Diskutimi ynë ishte pafundësisht i vendosur për të ardhmen, jo për të shkuarën dhe veçanërisht folëm për rëndësinë sesi udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritjet e popullit shqiptar, sikurse kanë premtuar për të përfunduar Reformën Zgjedhore deri më 31 maj”, u shpreh Kim.

Ambasadorja Kim theksoi se ky nuk është një afat kohor që e ka vendosur Ambasada e SHBA-së apo ndonjë faktor tjetër i jashtëm. “Ky është një afat kohor që e kanë caktuar mbi veten e tyre vetë udhëheqësit. Për nga përkufizimi, opozita ka një punë shumë të vështirë përpara. Po ndjehem shumë e inkurajuar nga diskutimi që kemi zhvilluar këtë pasdite dhe pres me kënaqësi rezultatet”, u shpreh ambasadorja Kim.

Nga ana e tij, Basha falënderoi ambasadoren Yuri Kim për mbështetjen që i jep Reformës Zgjedhore. “Organizmi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është prioriteti ynë absolut i PD-së dhe i opozitës së bashkuar dhe i gjithë shqiptarëve. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për t’u garantuar shqiptarëve që t’i drejtohen një orë dhe më parë kutive të votimit dhe të zgjedhin me votën e tyre të lirë të pandikuar nga bandat kriminale, të pandikuar nga shitblerja e votës, të pandikuar nga paratë e korrupsionit. Jemi të vendosur për këtë betejë dhe do bëjmë gjithçka që brenda 31 majit, një afat që ne ia kemi kërkuar dhe vendosur kësaj mazhorance”, u shpreh Basha.

“Do bëjmë gjithçka për të garantuar vullnetin politik për ta zbatuar ligjin, që është dhe  problemi numër 1 me zgjedhjet në Shqipëri, në mënyrë që kjo krizë e thellë politike, kushtetuese dhe institucionale të marrë rrugëzgjidhje përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ku shqiptarët të zgjedhin parlamentin e tyre dhe njëkohësisht  Shqipëria të ecë përpara të mos mbahet peng i së shkuarës, por të hapë rrugën e Integrimit Europian dhe anëtarësimit në BE që është dhe mbetet një nga zotimet kryesore, ekzistenciale që nga dita e saj e parë”, tha Basha.

13.20h- Situata politike/ Ambasadorja Kim takohet sot me kryedemokratin Basha

Ambasadorja e SHBA Yuri  Kim do të zhvillojë një takim sot me kreun e PD Lulzim Basha.

Mësohet se Kim do të takohet me Bashës rreth orës 14:30.

Temë e bisedës, referuar aktualitetit politik, pritet që të jetë reforma në drejtësi, reforma zgjedhore dhe situata politike.

Kujtojmë se opozita është bashkuar sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dhe ka bërë 3 propozime sa i përket zgjedhjeve. Opozita kërkoi shkurtimin e periudhës zgjedhore në të dy sezonet e parashikuar aktualë. Nga 3 muaj kërkoi që të bëhet 1 muaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy