
Kryeredaktori i MCN TV, Leonard Mitro, e cilësoi të denjë për një organizatë kriminale mënyrën sesi Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij u përballën me protestuesit në selinë blu. Në studion e lajmeve, Mitro tha se në konferencën për shtyp disa orë pas protestës, Basha u tregua hileqar kur tha se policia ndërhyri me vonesë.
Përtej politikës, të përfshihesh në akte dhe veprime që përbëjnë shkelje të rënda të ligjit dhe rendit kemi të drejtën të hamendësojmë që sot Lulzim Basha me njerëzit e tij brenda selisë veproi si organizatë kriminale. Nga Basha nuk pritej ndonjë surprizë në kuptimin e retorikës.
Sulmi që ai sot ndërmori ndaj mediave ishte një përpjekje qesharake për të orientuar diskutimin publik te oligarkët që nuk guxon t’i thotë me emra.
Basha u tregua hileqar kur tha se policia ndërhyri me vonesë. Megjithatë ai ka pasur shumë garanci që ka shkuar në seli duke e ditur se ajo do të rrethohet nga militantët. Fakti që Basha dhe deputetë që e mbështesin duke e ditur që do të kishte një protestë që mund të precipitonte në dhunë nuk i kërkuan policisë ndërhyrjen, ajo që e dekonspiroi të gjithë qëndresën e zotit Basha ishin pamjet që zoti Basha refuzon t’i shohë të njerëzve nga brenda selisë, të maskuar dhe me shkopa bejsbolli. Zoti Basha nuk diti ta shpjegojë mirë se çfarë ndodhi sot dhe kush ishin njerëzit që e mbrojtën atë.



