Kjo pajisje që mat nivelin e oksigjenit në gjak dhe kushton rreth 3000-4000 lekë mund të dallojë nëse rrezikoheni nga një formë e rëndë e Covid, thjesht duke e vendosur gishtin tregues (ose duke e vendosur tek pjesa fundore e veshit).
Disa pacientë që preken nga virusi përjetojnë një ulje alarmante të nivelit të oksigjenit në gjak, një gjendje e njohur gjithashtu si "hipoksi e qetë" dhe këto nivele mund të monitorohen nga një oksimetër.
Pajisja është e lehtë për t'u përdorur dhe mjekët po i bëjnë thirrje të gjithëve që të investojnë duke blerë një të tillë, veçanërisht të moshuarit ose personat që vuajnë nga sëmundje të tjera.
Pacientët me ‘hipoksi’ do të shfaqin nivele oksigjeni mjaft të ulëta që mund të shkaktojnë vdekjen ose humbje të ndjenjave.
Një person i shëndetshëm ka të paktën 95% nivelin e oksigjenit, kjo konsiderohet një normë normale. Nëse norma bie midis 92 dhe 94%, atëherë duhet të vizitoheni tek një mjek pasi kjo është një shenjë shqetësuese, sipas ekspertëve mjekësorë.
Personat që e kanë një të tillë ose do ta marrin, duhet ta matin nivelin tre herë në ditë. Nëse blini një të tillë duhet të siguroheni që kanë shenjën CE.
Burimi The Sun



