
Është shkarkuar nga detyra prokurori Dritan Gina. Ka qenë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që ka shkarkuar nga detyra Drtian Ginan për shkak se ka gjetur probleme tek pasuria e tij.
Më herët Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar edhe gruan e Dritan Ginës, Rovena Gashin.
Raportohet se në sallën ku KPK mori vendimin ka pasur edhe një debat mes Ginës dhe trupës gjykuese pas vendimit për ta shkakruar.
Seanca është zhvilluar pa praninë e tij, ndërsa ky i fundit ka tentuar që të hyjë me forcë në mbledhjen e KPK. Kanë qenë punonjësit e gardës të cilët kanë ndaluar hyrjen e Ginas në sallën e KPK.
Dritan Gina përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua si prokuror në Prokurorinë e Lushnjes.
Më pas, ai e ushtroi funksionin si prokuror në Prokurorinë e Durrësit, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit dhe prokuror në Tiranë.
Në maj 2018, Dritan Gina dhe bashkëshortja e tij, Rovena Gashi u pezulluan nga detyra nga kryeprokurorja e kohës, Arta Marku, pasi Prokuroria e Durrësit nisi një procedim për fshehje të pasurisë.
Bashkëshortët Gashi dhe Gina e kontestuan në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Markut, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh.
Komisioni i Vetingut nuk ka mbajtur ende një qëndrim përfundimtar për raportin e DSIK. Seanca për Dritan Ginën do të vijojë në datën 25 shtator.



