Vdekja e gruas së futbollistit, dënohen me gjobë mjekët

Vdekja e gruas së futbollistit, dënohen me gjobë mjekët

Gjykata e Tiranës ka shpallur sot fajtorë dhe ka dënuar me 400 mijë lekë gjobë dy mjekët e spitalit “Koço Gliozheni”, Petrit Rexhepi dhe Elena Burba.  

Ata akuzohen për mjekim të pakujdeshëm, me pasojë vdekjen e Doriana Hakës, bashkëshortes së portierit të Partizanit, Alban Hoxha.

Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar 5 vite burg për gjinekologun Rexhepi dhe anestezisten Burba.

Sipas prokurorisë, ekspertiza mjekoligjore përcaktoi se pakujdesia dhe neglizhenca e dy mjekëve, që operuan gruan, sollën komplikacione që më pas i shkaktuan asaj vdekjen.

25 – ­vjeçarja Doriana Haka ndërroi jetë në Nëntor të 2014 -ës, pak ditë pasi lindi një fëmijë, për shkak se nuk kishte marrë mjekimet e nevojshme nga stafi mjekësor. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy