Xhuli në “Bilardo”: Bulevardi dhe bordura, rrjeti social i Tiranës së dikurshme. Ja dy cilësitë e mëdha që kam kuptuar te radioja

Xhuli në “Bilardo”: Bulevardi dhe bordura, rrjeti social i Tiranës së dikurshme. Ja dy cilësitë e mëdha që kam kuptuar te radioja

Aktori dhe regjisori Armand Xhuli, duke folur në emisionin “Bilardo” në Mcn Tv për përvojën e tij në radio, tha se radio ka dy cilësi të mëdha, e para që është intim dhe e dyta të jep mundësi të flasësh me mijëra njerëz, veç e veç. Xhuli tha se sa më i sinqertë dhe i besueshëm të jesh, aq më shumë të beson ai që të dëgjon. 

Duke u marrë me radio kam kuptuar që radio ka dy cilësi të mëdha: E para e punës radio është shumë intime. Radio të jep mundësinë të flasësh me shumë veta, me 10 mijë, 15 mijë veta, aq sa të dëgjojnë. Por ti nuk flet në turmë, flet me secilin veç e veç, dhe sa më i sinqertë, sa më i besueshëm, sa më shumë ta besosh ata që ti po thua, aq e beson ai që të dëgjon. Sipas një logjike të skenës, radio ashtu si dhe skena, të jep mundësinë të thuash çfarë do lloj hajvanlliku që do ti, me një kusht, duhet ta thuash sinqerisht. Nga radiot italiane dëgjoja edhe budalliqe, sa thoja çfarë bëjnë këta, pastaj kuptova që ata në një farë mënyre ishte loje. Ishte muhabet i lirshëm, siç po e bëjmë ne, po u impostove ata që të dëgjojnë, e kuptojnë menjëherë”.

Ndër të tjera, duke folur për Tiranën e dikurshme, Xhuli tha se bulevardi dhe bordura ishin rrjeti social i saj kohe. 

Bulevardi dhe bordura ishin rrjeti social i Tiranës së asaj kohe. Atje merreshin vesh të gjitha, njiheshin. Merrej vesh çfarë filmi fillonte, çfarë shfaqeje kishte, të gjitha muhabetet, edhe spiunlliku. Janë të gjitha në rrugë. Do të shpëtosh nga të gjitha këto? Mbyllu në shtëpi!”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy