Aktivistja për të drejtat e njeriut, Sevim Arbana, deklaroi në emisionin "Arnautistan" në MCN TV se PS i ka gjymtuar politikat sociale pas ardhjes në pushtet.
Ajo u shpreh se nuk e ka menduar kurrë përfshirjen në politikë pasi gratë politikane në Shqipëri janë në një mendje me shefin, dhe nuk shprehen as për të drejtat e tyre.
Në 10-vjetëshin e fundit e kemi mësuar sa të korruptuar janë të huajit. Kush i huaj vjen në Shqipëri janë pasuruar po aq sa politikanët tanë. Atje ku janë ka struktura. Ne jemi më të korruptueshëm sepse jemi më të varfër, më të paditur, më të padalë. Pasi erdhi në pushtet PS u gjymtuan politikat sociale. Këta as sjelljen s'e kanë socialiste, as politikat socialiste! E gjitha është propagandë. Është fatkeqësi, katastrofë! Edhe PD që kur mori pronat s’quhej e djathtë. Thotë tani do bëjmë parti konservatore, është pa sens, sepse konservatorizmi është fanatik i pronës.
Nuk kam pasur asnjëherë tundimin për t’u hedhur në politikë. Këtu gratë janë në një mendje me njëshin. Vritet një grua...Si mundet ende të flasësh me slogane. Të dali njëra kundër. Nëse gratë do të kishin më shumë zë, do t’i kishin edukuar edhe këtoa burra. Varen të gjithë te njëshi, i shkojnë symbyllazi, nuk e kuptoj sepse nuk kanë çfarë humbasin.



