
Një incident ka ndodhur këtë pasdite në Kavajë ku një person ka përdorur armë zjarri kundër punonjësve të OSHEE-së.
OSHEE bën me dije se një person në Kavajë ka qëlluar me armë në drejtim të disa punonjësve të cilat kanë qenë duke verifikuar disa abonentë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 16.00, kur grupi i punës së OSHEE Drejtoria Rajonale Durrës, ka hasur në rezistencën e abonentit Dritan K., i cili përdori armë zjarri ndaj punonjësve të OSHEE, ku fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.
Abonenti është ndaluar nga policia, e cila po kryen hetimet mbi ngjarjen bazuar mbi provat, sekuestrimin e armës se zjarrit, çifte.



