
Duke filluar nga ora 20:45, Shqipëria do të përballet me Poloninë në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit.
Pak minuta para fillimit të sfidës, trajneri Silvinjo, ka zgjedhur titullarët në këtë debutim të tij në kombëtaren kuqezi.
Në portë do të luajë Strakosha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Balliu, Mihaj, Kumbulla dhe Hysaj.
Në mesfushë, do të luajnë Gjasula, Asllani dhe Ramadani, ndërsa treshja e sulmit do të përbëhet nga Cikalleshi, Uzuni dhe Jasir Asani.
FORMACIONI ZYRTAR:
Strakosha, Balliu, Hysaj, Mihaj, Kumbulla, Gjasula, Ramadani, Asllani, Asani, Uzuni, Cikalleshi.



