
Pushimet dimërore për nxënësit dhe mësuesit e sistemit parauniversitar sivjet do të jenë më të gjata. Pasi kaloi në skenarin dy për shkak të pandemisë së Covid-19, procesi arsimor pritet të rifilliojë më vonë se zakonisht në janar të vitit 2021.
Për ABC News, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha se shkolla pas festave të fundvitit nuk do të nisë në datë 4 sikur është në program, por në 11 ose 18 janar.
“I vetmi sinjal që kemi është që pushimet dimërore do të jenë më të gjata. Akoma nuk e kemi vendosur nëse do të jetë 11 apo 18 janar fillimi i shkollës. Theksoj se dinamika e pandemisë do të ndikojë në vendimmarrje”, tha Kushi.



