Këndi nën të cilin gjendet minarja e xhamisë së ndërtuar në shekullin XI në Elazig të Turqisë ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve, të cilët e krahasojnë atë me Kullën e pjerrët të Pizës në Itali.
Minarja e xhamisë ”Harput Ulu”, e ndërtuar me tulla të kuqe, aktualisht është anuar për 6,8 gradë nga pozicioni përpendikular, 1,3 gradë më shumë se Kulla e famshme në Piza të Italisë, që sipas organizatës që përkujdeset për objektin e Trashëgimisë Botërore në verilindje të Italisë është e lakuar për 5,5 gradë.
Xhamia nga periudha selçuke, e para e llojit të vet me oborr të madh, është ndërtuar në vitin 1157 nga mbreti Fahretin Karaslan nga dinastia Artkuide, që sundoi rajonin në shekullin XI dhe XII.
Shtatëmbëdhjetë vjet më vonë është ngritur Kulla e Pizës, si një kullë me kambanë për katedralen e qytetit.
“Matësi i pjerrtësisë ka matur pjerrësinë katër herë në ditë për dy vite resht”, deklaroi historiani i artit turko-islamik në Universitetin Firat, Ismail Aytac.
“Rezultatet e fundit flasin për një pjerrtësi prej 6,8 gradësh, mirëpo matjet tregojnë se në dy vitet e fundit nuk ka lëvizur fare pjerrtësia e minares”, shtoi Aytac.
Ai theksoi se besohet se pjerrtësia të ketë ardhur si pasojë e tërmeteve dhe lëvizjes së Tokës.



