Kreu i Departamentit të Arsimit në PD, Luçiano Boçi ka deklaruar të premten se opozita do të nisë aksionin ligjor në mbështetje të maturantëve.
Ai i ka bërë thirrje çdo maturanti që të paraqesë dokumentacionin përkatës pranë Partisë Demokratike dhe u ofroi atyre që u nevojitet përkrahje ligjore ndihmën e ekspertëve demokratë për dërgimin e çështjes në gjykatë.



