Jepet dënimi për autorët e supergrabitjeve të bankave, pezullohet gjykimi për “kapon” e grupit

Jepet dënimi për autorët e supergrabitjeve të bankave, pezullohet gjykimi për “kapon” e grupit

Gjykata e Krimeve të Rënda pezullon gjykimin për Admir Murataj, truri dhe drejtuesi i tre grabitjeve më të mëdha të bankave në vitet 2015 dhe 2017 si dhe ka dhënë vendimin për anëtarët e tjerë të grupit.

Në seancën e ditës së hënë, gjykata ka deklaruar fajtor të pandehurin Dash Kupa për të gjitha akuzat e ngritura nga organi i akuzës duke e dënuar përfundimisht me 27 vjet burgim, Ernest Kupën me 26 vjet burgim, Neim Avdylaj me 26 vjet burgim, Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja (bashkëpunëtorë të drejtësisë) me 8 vjet e gjashtë muaj, Fatjon Xhyliu me 21 vjet burgim, Dritan Sinani me 20 vjet burgim dhe Aleksandër Murataj me 19 vjet burgim. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar secilës prej masave të dënimit i zbritet një e treta.

Ndërkohë është pezulluar gjykimi për Murataj, kreu i bandës së grabitjeve, i cili rezulton në kërkim. Pezullimi i gjykimit i takon një faze të mëvonshme, sipas rregullave proceduriale të reja mbi gjykimin në mungesë.

Admir Murataj është i pandehuri kryesor dhe organizator i të tre grabitjeve që tronditën vendin vitet e fundit. Grabitja e parë është ajo e 12 shkurtit 2015, kur degës së Bankes Union iu grabitën 900 000 franga zvicerane, 800 000 paund Britanikë dhe 16 100 euro, të paketuara në katër qese. Vjedhja u krye nën kërcënimin e armës, në zonën e Stacionit të Trenit.

Grabitja e dytë është ajo e datës 03 dhjetor 2015, kur një automjet i Bankës Credins u ndalua ndërsa udhëtonte drejt Rinasit. Grupi arriti të merrte nën kërcënimin e armës 1 800 000 paund britanik, 800 000 dollarë Amerikanë, 200 000 dollarë kanadezë dhe 200 000 dollarë australianë.

Rasti i tretë është ai i 09 shkurtit 2017, një tjetër grabitje e ndodhur në rrugën e Rinasit, në fshatin Domje, ku Bankës Kombëtare Tregtare iu morën forcë 2 400 000  euro, 200 000 dollarë amerikanë, 260 000 paund britanik, 85 000 franga zvicerane, 30 000 dollarë australianë dhe 30 000 dollarë kanadezë, të paketuara në tetë thasë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy