Qeveria në Maqedoni pritet të që bllokojë presidentin George Ivanov, në Gjykatën Kushtetuese, pasi refuzon të dekretoj ligjin e Gjuhëve. Ishte vetë kryeministri Zoran Zaev i paralajmëroi kë vendim të shumicës parlamentare, Ivanov në këtë mënyre mund të bllokojë edhe ligje të tjera reformuese.
“Gjykata Kushtetuese të na tregojë se çfarë mund të bëhet në një rast të tillë, për arsye se siç thash, mund të ndodhë që Presidenti të vendosë që të mos i nënshkruaj 30 ligjet e ardhshme dhe të njëjtat duhet që përsëri të votohen. E pas rivotimit, Kushtetuta është e qartë. Presidenti është i detyruar që ta nënshkruaj dekretin. Ai mund të vendosë edhe që mos ta nënshkruaj dhe në këtë rast ne e bllokojmë demokracinë. Pra një nga mundësitë është edhe iniciativa para Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Kryeministri Zoran Zaev, raporton alsat-M.
Ndërsa njohës të Kushtetutës, thonë se Ivanovi do të japë përgjegjësi para drejtësisë në lidhje me shkeljen e aktit më të lartë shtetërorë, i cili e detyron kryetarin e shtetit që të nënshkruaj ligjin i cili për së dyti herë merr dritën jeshile nga institucioni ligjvënës.



