Shqipëria hap grupkapitullin e fundit/ Bjerre: Gur kilometrik. Me këtë ritëm anëtarësimi arrihet në një të ardhme të afërt

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit/ Bjerre: Gur kilometrik. Me këtë ritëm anëtarësimi arrihet në një të ardhme të afërt

Shqipëria hapi sot negociatat me BE për grupkapitullin e fundit “Bujqësia dhe Kohezioni”. Në konferencën e përbashkët për mediat, në krah të kryeministrit Edi Rama dhe komisioneres Marta Kos, Marie Bjerre, ministrja e Jashtme e Danimarkës, e konsideroi këtë moment një gur kilometrik për vendin tonë. Ajo theksoi që nëse Shqipëria vazhdon me të njëjtin ritëm, anëtarësimi do arrihet në një të ardhme të afërt.

 

Shqipëria ka bërë një përpjekje të fortë për reformat dhe harmonizimin me BE, për rrjedhojë negociatat e Shqipërisë po vazhdojnë me një hap të qëndrueshëm. Brenda një viti janë hapur të gjithë grup-kapitujt brenda Presidencës daneze dhe kjo është një shpejtësi rekord. Ky grup kilometrik shërben si njohje e punës së madhe që ka bërë Shqipëria drejt rrugës europiane.  

Zgjerimi është përparësi Presidencës daneze. Nëse Shqipëria vazhdon me të njëjtin fokus, ritëm dhe shpejtësi, jam e bindur që anëtarësimi do të arrihet në një të ardhme të afërt. Shqipëria i përket familjes europiane”.

 

Komisionerja Marta Kos tha:  “Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Shqipërinë, por për BE-në, pasi sot tregon që BE ofron rezultate dhe mund të mbështetemi te Shqipëria në të ardhmen”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy