Provat e vaksinës kineze kundër COVID-19 janë ndaluar në Brazil pasi autoritetet shëndetësore njoftuan për një ‘incident të rëndë’. Rregullatori brazilian i shëndetit, Anvisa, tha se incidenti kishte ndodhur më 29 tetor, por nuk dha detaje të tjera.
Sipas BBC, thuhet se testimet për vaksinën u anuluan pasi një prej vullnetarëve ndërroi jetë, por ndërkohë Dimas Covas, kreu i insitutit që po kryen testimet, u shpreh se vaksina ‘nuk ka dhënë efekte anësore’. Për më tepër sipas tij, anulimi i testeve të vaksinës kishte shkaktuar indinjatë.
Vaksina CoronaVac, e zhvilluar nga firma kineze Sinovac Biotech, është një nga disa testime të cilat kanë qenë pranë fazës përfundimtare për t’u quajtur plotësisht efektive. Sakaq, prodhuesja e vaksinës Sinovac thotë se ‘është e sigurtë për efektivitetin e vaksinës’.
Firma ka përdorur për të imunizuar mijëra njerëz që kurohen në shtëpi me një program përdorimi emergjent.
Brazili ka qenë një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, duke regjistruar më shumë se 5.6 milion raste, vendi i tretë me numrin më të lartë në botë pas SHBA-së dhe Indisë, me gati 163 000 vdekje, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti John Hopkins.



