Dyshimet e një murgeshe ndryshe nga të tjerat: Maria e virgjër? Nuk jam dakord

Dyshimet e një murgeshe ndryshe nga të tjerat: Maria e virgjër? Nuk jam dakord

Një murgeshë katolike në Spanjë ka shkaktuar një zemërim të madh në radhët e besimtarëve pasi deklaroi se Maria mund të mos ketë qenë e virgjër, ndryshe nga sa thuhet në Bibël.

Murgesha Lucia Caram po fliste në një emision televiziv, kur ndau me të tjerët qëndrimin e saj lidhur me një prej çështjeve që qëndron në themelin e besimit katolik.

“Mendoj se Maria ishte e dashuruar me Jozefin dhe ata ishin një çift si gjithë të tjerët. Dhe në këto raste, gjëja më normale është të bësh seks”, tha ajo gjatë programit të së dielës “Chester in Love”.

Në Bibël thuhet se Virgjëresha Mari mbeti shtatzënë përmes një konceptimi hyjnor dhe solli në jetë birin e Zotit, Jezu Krishtin. Por murgesha Caram e mendon ndryshe.

“Është pak e vështirë ta besosh dhe ta pranosh. Ne kemi ngecur në disa rregulla që i kemi shpikur vetë pa arritur kurrë te mesazhi i vërtetë”, thotë ajo.

Drejtuesit e kishës, pjesë e të cilës është murgesha, e kanë kritikuar qëndrimin e saj nëpërmjet një deklarate ku thonë se virgjëria e Marisë nuk kishte pse të ishte temë e debatit.

“Besimi se Maria ishte e virgjër është pjesë e katolicizmit. Kjo bindje qëndron në themel të besimit të krishterë. Deklarata të tilla nuk janë në përputhje me besimin e kishës”, thuhet në deklaratë.

Megjithatë, motër Lucia nuk e ka për herë të parë shpalljen e një qëndrimi kaq kontravers. Ajo është pjesë e rrjeteve sociale. Në “Tuiter”, ajo ka 180 mijë ndjekës, ndërsa është shfaqur shpesh në emisione televizive dhe programe mëngjesi.

Edhe në lidhje me seksin, ajo ka pikëpamje të veçantë. “Seksi është një mënyrë për të shprehur ndjenjat dhe dashurinë dhe si i tillë është pjesë e të gjithë njerëzve. Kisha e ka trajtuar si diçka të ndyrë dhe sekrete, por unë mendoj se është një bekim”, thotë ajo. / Përgatiti: Gazmira Sokoli /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy